Flutura e pemëve i takon rendit të fluturave ditore (Lepidoptera), saktësisht familjes të fluturave të bardha (Pieridae). Emrin e kanë fituar sipas ngjyrës së krahëve e cila më së shpeshti është e bardhë. Ajo është një ndër fluturat më të përhapura gjithandej, nga Spanja dhe Amerika Veriore, e deri në Evropë, Azi (Kamçatka) dhe Japoni.
Vezët i shtrojnë në anën qendrore të gjetheve të bimës Prunus spinosa ose më rrallë në speciet bimore të familjes Rosaceae. Larvat çelin në Korrik, ushqehen gjatë periudhës së verës, ndërsa në Shtator bijnë në hibernim i cili zgjat deri në Mars dhe Prill kur zhvillohen në forma të rritura. Jetojnë nga Maji deri në Gusht.
Në Parkun Kombëtar Galiçica jeton në ekosisteme natyrore dhe gjysmënatyrore me bar, rreth sipërfaqeve ujore (pellgjeve), e deri në kullotat e larta malore në lartësi mbidetare deri më 1600m.