Carabus gigas – Bubuzheli i madh lisor është një specie e cila i takon familjes së krahëfortëve (Carabidae). Ai është krahëforti më i madh Evropian i cili arrit gjatësinë prej 40 deri në 70mm. Anën e pasme të shpinës e ka me ngjyrë të zezë dhe me shkëlqim. Elitat i ka ovale, të rrumbullakosura fortë në mënyrë konvekse të mbuluara me rreth 15 rreshta tuberkula (rritje) granulare. Arritin moshë më të madhe se 3 vjeç. Është i pranishëm në Maqedoni, Shqipëri, Sërbi, Bosnjë, Bullgari, kroaci, Greqi, Austri, Hungari, Rumani dhe Slloveni. Në Parkun kombëtar Galiçica kryesisht jeton në kullotat subalpike të larta malore.