Këlyshi i verbër është një specie gjitari që i takon rendit të brejtësve (Rodentia) nga familja (Spalacidae). Specia është e shpërndarë në Maqedoni, Sërbi, Mal të Zi, Greqi, Bosnjë, Rumani, Turqi, Ukrainë. Në Parkun Kombëtar Galiçica këlyshi i verbër është i shpërndarë në ekosistemet natyrore dhe gjysmënatyrore me bar si dhe në sipërfaqet e kultivuara bujqësore.
Ka këmbë të përparme dhe kthetra mjaft të zhvilluara me të cilat gërmon tunele të thella që mund të arrijnë deri në 3 metra. Ushqehet me bimë nëntokësore, ndërsa ushqimi i preferuar i është hudhra, patatet dhe bimë të tjera bubloze. Ushqimin e ruan në tunelet nëntokësore, ndërsa për shkak se nuk dimëron, duhet të ruajë rezerva me ushqim. Femrat kryesisht lindin nga 2 deri në 4 të rinjë.
Në Parkun Kombëtar Galiçica jeton në ekosistemet natyrore dhe gjysmënatyrore me bar si dhe në sipërfaqet e kultivuara bujqësore.