Baldosë është një specie nga familja e nuselalëve (Mustelidae). Është një kafshë e fuqishme me ngjyrë të bardhë, të zezë deri në gri, me një kokë të vogël, sy të zi dhe bisht të shkurtër. Arrit peshë deri në 15kg. Baldosëja ushqehet kryesisht me gjitarë të vegjël të cilët jetojnë nën tokë, janë aktivë gjatë natës, ndërsa gjahun e gjejnë falë shqisës mirë të zhvilluar për erë, të pamurit dhe të dëgjimit. Kanë këmbë të përparme dhe kthetra fortë të zhvilluara, ndërsa tunelet të cilat i gërmojnë në kërkim të gjahut i shfrytëzojnë edhe për fjetje.
Jetojnë vetë, ndërsa gjatë sezonit të çiftëzimit meshkujt dhe femrat i zmadhojnë territoret e tyre në kërkim të një partneri. Baldosët çiftëzohen në fund të verës ose në fillim të vjeshtës. Në pranverë femrat i lindin të rinjtë, zakonisht prej 1 deri 5, në hendekun nëntokësor të mbuluar me bar. Të rinjtë lindin të verbër dhe të pafuqishëm, andaj femrat i ushqejnë, përkujdesen për ata dhe i mbrojnë edhe 5 deri 6 javë. Pjesën më të madhe të dimrit e kalojnë duke pushuar, edhe pse tek ata nuk ka një gjumë të vërtetë dimëror.
Në Parkun Kombëtar Galiçica jeton në ekosisteme natyrore dhe gjysmënatyrore me bar, si dhe në pyje me lisa, ahe dhe në sipërfaqe bujqësore.