Ariu i murrmë është një specie gjitari gjithëngrënës nga familja Ursidae. Peshon midis 100 dhe 700 kg dhe i përket grupit të mishngrënësve më të mëdhenj tokësor. Arinjtë e murrmë kanë gëzof të sheshtë me variacione të ngjyrës krem, kafe dhe të zezë dhe kombinime të këtyre ngjyrave. Mbi supet kanë një gungë të madhe e përbërë nga muskuli me anë të së cilës dallohen nga speciet tjera. Kthetrat e ariut të murrmë janë të gjata deti 15 cm të cilat nuk tërheqen dhe arinjtë më së shumti i përdorin ato për gërmime.
Kjo specie kryesisht ushqehet me ushqim të origjinës bimore, rrënjë dhe këpurdha. Peshqit u janë burimi kryesor i mishit, por hanë edhe gjitarë më të vegjël. Kjo kafshë në Maqedoni kryesisht është më e pranishme në zonat malore të pjesës perëndimore, qendrore dhe jugore të vendit, ndërsa ndonjëherë paraqitet edhe në pjesët lindore. Në Parkun Kombëtar Galiçica ariu i murrmë jeton në pyjet e lisit dhe ahut. Sipërfaqja e territorit në të cilën në mënyrë aktive lëviz e tejkalon territorin e Parkut Kombëtar Galiçica. Edhe krahas këtij fakti, mbikëqyrja afatgjate ka potencial që të sigurojë të dhëna relativisht të mira për numrin e njësive të ariut të murrmë të cilat përkohësisht ose vazhdimisht e përdorin territorin e PKG-së, si dhe tendencat e këtij parametri.
Ariu i murrmë është një specie indikative (treguese) për efikasitetin e masave të ndërmarra për mbrojtjen e hapësirave më të gjera, nga aty, ai është e pranuar si një specie ombrellë. Ariu i murrmë është i mbrojtur me Dokumentin Evropian “Direktiva për habitate II/IV” si dhe me “Konventën për tregtinë ndërkombëtare me speciet e rrezikuara të faunës dhe florës së egër CITES Convention, 1973 (II) ”.