Mjellma me xhungë (Cygnus olor)-lloj i mjellmës që i takon familjes së rosave, rendit të patave. Shpërndarja e saj natyrore janë Evropa dhe Azia dhe si një vizitor i rrallë në pjesën veropre të Afrikës. Ajo është një specie e importuar dhe e vendbanuar edhe në Amerikën Veriore, Australi dhe Afrikën e Jugut. Ky lloj i mjellmës është i pranishëm edhe në Maqedoni.
Njësitet e rritura të kësaj mjellme të madhe janë të gjata prej 140-160 cm, ndërsa në disa raste ekstreme me gjatësi edhe prej 125-170 cm, me hapje të krahëve prej 200-240 cm. Meshkujt janë më të mëdhenj se femrat dhe kanë xhungë më të madhe në sqepin. Mjellma me xhungë ka gjatësi të tetivës së krahut prej 53-62,3 cm, kërci është i gjatë 10-11,8 cm, ndërsa sqepi 6,9-9 cm. Mjellma me xhungë është njëra ndër shpendët më të rëndë fluturues. Mashkulli peshon mesatarisht 11-12 kilogramë, ndërsa femrat 8,5-9 kilogramë.
Të rinjtë deri në një vit, të quajtur rosak, nuk janë të bardhë si të rriturit dhe sqepat i kanë me ngjyrë gri- të zezë, e jo ngjyrë portokalli. Pjesa e poshtme mund të jetë e bardhë ose gri-e verdhë. Rosakët e bardhë janë me gjene të pigmentimit të zvogëluar. Kur të maturojnë, të gjitha mjellmat me xhunga janë të bardha, por ndonjëherë për shkak të hekurit dhe taninit në ujë, pendlat në kokën dhe qafën mund të bëhen me ngjyrë portokalli-kafe.
Mjellmat me xhungë janë monogame dhe bëjnë fole të mëdha me xhunga nga vegjetacioni bregdetar, qoftë në një ishull ose në bregun e liqenit. Ushqehen me bimë ujore të cilat lehtë i kapin në ujë me qafat e tyre të gjata ose gjejnë ushqim në bregdetin. Zërin që e lëshon mjellma me xhungë është një nofkëllim vibrues nga krahët kur fluturon. Ky tingull është specifik dhe mund të dëgjohet në largësi edhe prej 1 deri në 2 kilometra.