Bufo bufo (Bufo bufo spinosus) –bretkosa thithëlopë e madhe. Gama e shpërndarjes së nënspecies është e kufizuar në rajonin e Mesdheut (Gasc et al., 1997). Në lidhje me tipet e habitateve dhe shpërndarjes vertikale, kjo bretkosë thithëlopë është një prej të githëpranishmit më karakteristik të amfibëve evropiane. Kjo specie më shpesh takohet brenda brezit pyjor. Kryesisht është specie nate, që fshehet gjatë ditës, zakonisht në një strehë të veçantë. Migrimet tek gjitarët çdoherë fillojnë në vjeshtë, mirëpo udhëtimet përfundimtare bëhen në pranverë (nga marsi deri në maj) kur një numër i madh i këtyre bretkosave mund të shihen se si lëvizin gjatë natës. Bretkosat e vogla të metamorfozuara janë shumë të vogla (nga 7-12 mm) dhe në muajt e parë janë jashtëzakonisht aktive gjatë ditës. Në PNG, specia është e shpërndarë në brezin pyjor të lisit dhe ahut, në lartësi prej 1.500 m.