Ajo është një specie endemike, e kufizuar në gadishullin Ballkanik. Pothuajse çdoherë është e lidhur me ujëra të ftohta rrjedhëse, dhe më së shpeshti takohet në zonat malore deri në 2.000 m lartësi mbidetare. Zakonisht takohet në, ose në afërsi të përrenjve të qëndrueshëm malor me fundësi shkëmbore. Ajo është aktive edhe gjatë ditës edhe gjatë natës. Periudha e çiftëzimit fillon nga prilli deri në fillim të qershorit. Bretkosa e përrenjve preferon kodrat dhe malet deri në 2.000 m lartësi. Brenda këtyre zonave, ajo takohet vetëm afër ujërave të ftohta rrjedhëse. Në PKG, kjo specie është mjaftë e rrallë, e kufizuar në disa përrenjë malor. Në kuadër të hulumtimeve tona në terren, ne nuk e kemi regjistruar prezencën e kësaj specie, sepse nuk i kemi hulumtuar përrenjtë malor nga ana perëndimore e malit Galiçica, të cilat paraqesin lokalitete potenciale për këtë specie.