Bufo viridis – bretkocë thithëlopë e gjelbër. Në Evropë kjo specie është e shpërndarë në pjesën qendrore dhe juglindore të kontinentit. Habitatet tipike të saj janë stepat e kultivuara, edhe pse nuk i shmanget edhe komplekseve pyjore. Ky lloj tregon plasticitet të rëndësishëm ekologjik. Bretkoca thithëlopë e gjelbër është kryesisht një specie e natës, edhe pse ndonjëherë është aktive edhe gjatë ditës, veçanërisht në pranverë. Periudha e çiftëzimit fillon nga marsi deri në maj. Për pllenim preferon ujëra të cekta, gjithëpranishme. Ky lloj hibernon (dimëron) jashtë mjedisit ujor (në tokë). Kryesisht është specie fushore, me shpërndarje mesatare vertikale deri më 1.000 m. Në kuadër të PNG-së, bretkoca thithëlopë e gjelbër është e regjistruar në tipa të ndryshëm habitatësh, nga brigjet liqenore deri në lartësi prej 2.000 m.