Vendi i piknikut - Коrita

Detalet

Në vendin e piknikut "Коrita" që gjindet përgjatë rrugës rajonale të asfaltuar P-504 (Тrpejcë- Dogana), në lartësi mbidetare prej 1340-1350 m., vizitorët e Parkut mund të pushojnë dhe të pijnë ujë të ftohtë në njërën prej burimeve të rralla të malit Galiçica.

Lokaliteti është i pajisur me infrastrukturën e mëposhtme:

  • 3 tenda me kapacitet prej 10 vende për ulje (gjithsej 30) dhe tavolina të vendosura në mënyrë qëndrore
  • 1 tendë me 6 komplete tavolinash të vendosura nga brenda me nga 2 ulëse me kapacitet total prej 24-30 vende për ulje
  • 7 komplete tavolinash me nga 2 ulëse me kapacitet secila nga 8 vende për ulje, gjithësej 56
  • Zgarrë trepjesëshe
  • 2 tavolina (tavolina suedeze tek shadërvani)
  • 2 ura druri për të kaluar përrockën (1 tek shadërvani, 1 tek sheshi i lojërave për fëmijë)
  • Shesh lojërash për fëmijë
  • Fushë për futboll të vogël
  • Shadërvan i rregulluar
  • 2 puse të rregulluara
  • 2 borde informative

Në tabelat informative do të gjeni të dhëna për endemitët që gjenden në "Коrita". Mes tyre dallohet Pendëkaposhi i Mayerit (Astragalus mayeri). Kjo specie në Maqedoni gjendet vetëm në malin Galiçica. Ajo rritet në shkëmbinj gëlqeror, në lartësi mbidetare prej 1200 deri 2100 m. Lulëzon në gjysmën e dytë të qershorit dhe korrikut. Ashtu si pranverorja (Euphydryas aurinia), flutur nga grupi i fluturave shumëngjyrëshe (Nymphalidae). Kjo specie është e përhapur në tërë Evropën, por në numër gjithnjë e më të vogël, andaj është e mbrojtur me ligj. Zakonisht gjindet në vendbanimet me lagështi, kënetore (prej këtu e ka mar epitetin kënetor). Në parkun mund të gjendet në vende deri në 1500 m. lartësi mbidetare. Fluturon midis majit dhe qershorit


Harta me vendndodhjen


Galeri